E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO e përkrahë kryeministrin Thaçi për veriun e Kosovës

Zyra Ndërkombëtare Civile të vetmen zgjidhje për veriun e sheh “Pakon e Ahtisaarit”. Kështu i ka thënë Radio Dukagjinit zëdhënësi i kësaj zyre Kai Mueller-Berner duke komentuar idenë që Tiroli Jugor të jetë model për veriun. Sipas tij, Pakoja e Ahtisarit siguron jetë cilësore për qytetarët e veriut.
Ideja e Tirolit jugor është e papranueshme edhe për Zyrën Ndërkombëtare Civile thotë Kai Mueller-Berner
Zyra Ndërkombëtare Civile mbetet e përkushtuar për jetë cilësore për njerëzit në veri të Kosovës, duke punuar në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe strukturat komunale. Ne pajtohemi me kryeministrin Thaçi i cili dje ka deklaruar se vizioni i Qeverisë për qytetarët e veriut është implementimi i plotë i pakos së Ahtisaarit”, pohoi Muller Berner.
Sipas tij, plani i Ahtisaarit i jep kompetenca të gjëra vetëqeverisjes lokale në Mitrovicën Veriore, përfshirë shëndetësinë sekondare dhe arsimin e lartë. Madje, sipas tij, komunat tjera në veri do të përfitojnë nga zgjerimi i kompetencave për vetëqeverisje lokale dhe angazhim të fuqishëm për të drejtat e komuniteteve
“Një çështje tjetër interesante në planin e Ahtisaarit është roli konstruktiv që duhet të luaj Serbia në fusha të caktuara, sidomos në financimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Ne si ICO vazhdojmë ta shtyjmë qeverinë në përpjekjet e saj për t’iu ofruar komuniteteve. Qeveria ka ende nevojë për këso çështje të brendshme dhe ICO vazhdon ta mbështesë atë”, shton Mueller-Berner.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›