E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lindje, Perëndim, Lindje" sot premierë për mediat

"Lindje, Perëndim, Lindje", komedia dramatike me regji të Gjergj Xhuvanit, do të shfaqet sot premierë për mediat. Filmi, skenari i të cilit është shkruar prej Dhimitër Xhuvanit, Gjergj Xhuvanit e Jani Durit, rrëfen një aventurë herë komike e herë dramatike, në të cilën përfshihen një grup çiklistësh shqiptarë, të cilët të joshur nga ëndrra e Perëndimit pësojnë një sërë eksperiencash krejtësisht të paparashikuara nga ëndrrat e tyre. Ngjarja është një udhëtim i fundit drejt Perëndimit që i kthen edhe një herë në Lindje. Muzika e "Lindje, Perëndim, Lindje", mban firmën e këngëtarit të njohur italian Enrico Ruggeri. Për herë të parë, filmi u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Prishtinës, PriFilmFest, ku u vlerësua edhe me çmimin e jurisë "Pri Jurie Price". Për publikun e gjerë filmi do të shfaqet më 4 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›