Ndahet nga jeta ish- zonja e pare e Amerikes Betty Ford

Ish-zonja e parë e Amerikës, Betty Ford, e veja e ish-presidentit Gerald Ford ka ndërruar jetë në moshën 93-vjecare. Zonja Ford njihej për pikëpamjet e saj të vendosura mbi çështje të ndryshme të debatit public. Ajo kishte themeluar në vitin 1982 edhe një qendër për rehabilitimin e të alkolizuarve dhe përdoruesve të drogës.
Zonja Ford konsiderohej një nga zonjat e para më me ndikim në historinë e Amerikës. Që nga vdekja e të shoqit, presidentit Ford në vitin 2006, ajo jetonte në Kaliforni, ku punoi fort për trajtimin e varësisë nga droga dhe alkooli prej të cilave kishte vuajtur edhe vetë.
Presidenti Obama tha pas njoftimit për vdekjen e saj se Zonja Ford ishte një avokate e fuqishme për të drejtat dhe shëndetin e grave”. Dikur, ajo cilësua nga revista Times si zonja e parë luftarake për shkak të pikëpamjeve të shprehura politike të cilat shpesh ndryshonin nda ato të partisë Republikane të bashkëshortit të saj.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 09 korrik 2011 )