Shqetesimi i Brukselit BE Rregulla te reja per vleresuesit

Bashkimi Europian do të propozojë rregulla të reja për agjencitë e vlerësimit të besueshmërisë së huamarrësve, gjatë vjeshtës. Kreu i Komisionit Europian, Hoze Emanuel Barrozo tha se rregullat do të ulin spekulimet në këtë drejtim, por ndërkohë njoftimi vjen pasi agjencia Moody-s shqetësoi Brukselin me zhvlerësimin e aftësisë paguese të Lisbonës, vetëm disa ditë më parë.
Politikanët europianë reaguan menjëherë pas këtij veprimi të agjencisë amerikane duke hedhur akuza për paragjykime anti-europiane dhe nxitjen e spekulimeve në tregje.
Pas kësaj, ka ardhur edhe lëvizja konkrete nga Barroso, i cili njoftoi nga Varshava se blloku 27- vendesh ndodhej shumë afër një kompromisi për paraqitjen e rregullave të reja për këto agjenci.
Mes të tjerash, sipas Barrosos planifikohet edhe formimi i një agjencie të re e cila do të ishte konkurrente me agjencitë Moody's, Standard & Poor's dhe Fitch, por mbi bazën e kërkesës së tregut. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 09 korrik 2011 )