Ndahet nga jeta skulptori shkodran, Shaban Haderaj
TIRANE-Ndahet nga jeta në moshën 82 vjecare skulptori, Shaban Haderaj. Ai është nderuar me cmimin ‘Skupltor i popullit”, ndërsa është edhe Laureat i cmimit te Republikes. Skulptori i njohur njihet si bashkëautor i monumentit. '5 heronjte e vigut' që deri pak kohë me parë ka qenë i vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës. Haderaj ka qenë gjithashtu një ndër autorët e monumentit të pavaresisë në Vlorë. Shaban Haderaj ndërroi jetë në banesën e tij në Kryeqytet, ndërsa homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nesër paradite në Galerinë e Arteve.(s.g/news 24/BalkanWeb)