E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, Familjarët e viktimave: Prokuroria po zvarrit hetimet

TIRANE- Pak muaj larg përkujtimit të përvjëtorit të tragjedisë së Gërdecit, familjarët e 26 viktimave shprehen të zhgënjyer nga Prokuroria e Përgjithshme. Kreu i shoqatës së familjarëve deklaroi se Institucioni qëndror i akuzës po shkel kompetencat kushtetuese duke mos vlerësuar kompetencat për procedim penal ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Duke marrë në konsideratë që afati zyrtar për detyrimin që i jep ligji që ti përgjigjet kërkesave zyrtare ka kaluar i kërkoj prokurorisë të na përgjigjet nëse është dhënë autorizim për veprimet e sipërpërmendura. Nuk e kuptoj zvarritjen dhe heshtjen e këtij institucioni për këtë ngjarje kaë të rëndë. Eshtë në nderin e këtij institucioni që të ndërrmarrë veprime që do të vinin përpara drejtësisë cdo person me apo pa imunitet pasi ky është edhe funksioni kushtetues i këtij organi” theksoi kreu i shoqatës së familjarëve. Tre muaj më parë familjarët e viktimave të cilët aktualisht janë pjesë e procesit të Gjykatës në shkallën e parë në Tiranë i kërkuan Prokurores së Përgjithshme Ina Rama të nisë procedurat për të kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ministrit aktual të Mjedisit Fatmir Mediu. Deri më sot pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të mbyllur dosjen “Gërdeci” për shkak se Mediu fitoi imunitetin për shkak të zgjedhjes deputet Prokuroria e Përgjithshme nuk ka hedhur asnjë hap tjetër që mund të sillte në gjzkim dosjen me numrin më të madh të të akuzuarve në këto 20 vjet në Shqipëri. (l.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›