Obama akuzohet për manipulim

Dy foto të presidentit amerikan, Barack Obama, janë duke bërë xhiro nëpër botës, pas denoncimit që ka bërë komentatori politik i djathtë, Jack Cashill.
Ai ka hedhur në treg idenë se fotoja e Obamës, që u prezantua në librin për jetën e tij dhe në fushatën elektorale me gjyshërit e tij nga nëna, është një montazh.
Cashill ka sjellë një foto të ngjashme me atë të publikuar në libër dhe argumenton se Obama dhe personeli i tij e kanë manipuluar me fotoshop, për të krijuar idenë se kandidati për president është rritur në SHBA dhe ka pasur marrëdhënie të mira me prindërit.
Kjo ide ka gjetur mbështetjen e njerëzve që besojnë në teoritë konspirative dhe që mendojnë se Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në foton e parë paraqitet pamja që Obama e ka publikuar në librin e tij dhe që u bë publike dhe gjatë fushatës elektorale, për të treguar lidhjen e tij me prindërit e nënës. Fotoja është bërë në Universitetin Columbia në SHBA.
Në foton e dytë, janë vetëm prindërit e nënës së tij, Armour Dunham e Madelyn Lee Payne Dunham, dhe sipas Cashill mbi këtë foto është bërë montazhi.
Por sipas medieve serioze, nuk është Obama ai që ka mashtruar, por Cashilli.
Në foton e dytë vihet re një hije e gjurit të Obamës, e cila është harruar të fshihet me fotoshop nga gazetari.