Balla: Korrupsioni i Berishës po mban peng Shqipërinë
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh dje se Kryeministri Sali Berisha dhe aferat korruptive ku është përfshirë familja e tij, e mbajnë Shqipërinë larg BE-së dhe shqiptarët larg liberalizimit të vizave. Në një prononcim për mediat, afër godinës së Kryeministrisë, Balla deklaroi se po bëhet më shumë se një javë që media e shkruar dhe ajo televizive po publikojnë çdo ditë fakte dhe prova shkresore, të cilat implikojnë drejtpërsëdrejti djalin e Kryeministrit, Shkëlzen Sali Berisha, me krimin shtetëror të trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit. "Pse fshihet dhe çfarë fsheh Sali Berisha?
Cila është e vërteta që Kryeministri tenton ta mbajë larg vëmendjes së opinionit publik? Pse Sali Berisha u bën presion prokurorisë dhe gjykatave? Përse tenton Sali Berisha të censurojë shtypin e lirë, me kriminelë dhe paratë e pista të korrupsionit?", ishin pyetjet që drejtoi deputeti socialist për Kryeministrin Berisha. Balla nënvizoi se kreu i qeverisë erdhi në pushtet me premtimin e duarve të pastra, ndërsa sot është peng dhe shëmbëlltyrë i trafikut të influencës dhe korrupsionit familjar. "Sali Berisha punoi këto katër vjet për interesat e fëmijëve të tij dhe jo për interesat e shqiptarëve. Shqiptarët e dinë tashmë se kjo politikë e vjetër e interesave personale po mban në këmbë murin e vizave për shqiptarët", tha ai.
Balla premtoi se pas 28 qershorit qeveria e re me Edi Ramën Kryeministër, do vendosë interesat e shqiptarëve mbi interesat e politikës, duke i sjellë Shqipërisë ndryshimin që meriton.