Ksera: Athina rekomandoi aleancë me PD-në
Prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, deklaroi dje për "Shqip" se Athina zyrtare nuk i ka rekomanduar kreut të PBDNJ-së që të lidhë aleancë parazgjedhore me krahun e majtë para zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas tij, zëvendësministri i Jashtëm, Kassimis, e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me PD-në. Ksera tha se këtë fakt e kanë bërë të ditur mediat greke pak ditë pas aleancës mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. Ksera tha se Kassimis është cituar edhe nga gazeta më e madhe greke, "Kathimerini", dhe sipas saj ai i ka shprehur qëndrimin e qeverisë greke kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ardhja e Karamanlisit në Tiranë disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme për Kserën është përkthyer mbështetje e fuqishme që qeveria greke i jep Berishës dhe qeverisë së tij. "Jam më se i bindur se elektorati i minoritetit etnik grek do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për tu përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm", tha Ksera.