Dy pedofilët anglezë: Duam avokatë mbrojtës
TIRANE – Greko-anglezi Dino Christodoulou dhe skocezi Robin James Arnold kërkuan dje në Gjykatën e Tiranës avokatë për t’i mbrojtur ata ligjërisht përballë akuzave të ngritura nga Prokuroria.
Para gjyqtares së çështjes, dy të akuzuarit për përdhunimin e disa fëmijëve të moshës 3 deri 13 vjeç, pohuan se nuk mund të vazhdonin seancën në ngarkim të tyre, derisa familjet t’iu konfirmonin avokatët e zgjedhur, ose në të kundërt t’iu caktonte gjykata kryesisht. Pas kësaj trupi gjykues vendosi të shtynte seancën gjyqësore për dy javë më vonë, duke u lënë kohë të mjaftueshme të akuzuarve Christodoulou dhe Arnold. Tri seanca të mëparshme ndaj dy të ekstraduarve një muaj më parë janë shtyrë për shkak se ata nuk ishin të pranishëm, ndërsa pritej ekstradimi i tyre. Ndërkohë në një proces tjetër po gjykohet miku i tyre David Brown, 52 vjeç. I vetëm po gjykohet edhe Janaq Papaleka, 33 vjeç nga Erseka, ish-kuzhinier i fondacionit i akuzuar për “moskallëzim krimi”. Procesi penal në ngarkim të tyre nisi më 16 maj të vitit 2006, kur pas një kallëzimi penal të depozituar në Prokurorinë e kryeqytetit nga shtetasja holandeze Jacoba Dikken, u arrestua Brown, kreu i qendrës bamirëse “Fëmijët e tij”. Më pas u prangos edhe Papaleka si dhe u shpallën në kërkim Christodoulou e Arnold, të cilët u prangosën më pas në Londër për llogari të autoriteteve shqiptare. Në procesin ndaj Brown të miturit kanë pohuar dhunën seksuale të të akuzuarve ndaj tyre. fa.ma.