Ndaj merr arratinë i dashur Sali
Dhimbja drodhi zemrat Kallkan ngriu loti Harta fshin Gërdecin S'tundet Salë Kishoti. Kur nëpër shtëpi Kokën thyen miu Fap, nëpër TV Na mbiu Saliu. Na mbiu Saliu Fakir - gjynahqar Betohet vajtueshëm Se është qelibar. Po u them unë ju Të hiqni merakun S'kam si di Gërdecin Kur s'njoh baxhanakun. Kot është hapur fjala Ndër male e fusha Në mes baxhanakësh Nuk hyn as arusha. Iku baxhanaku Që na pastë uratën E pat' lënë Salica T'vuajë për kafshatën. Iku baxhanaku Ardh' prej Amerike Sala s'i dha dot Ndihmë ekonomike. Iku baxhanaku Që nuk njohu luks Shkëlzeni - Argita E lanë pabuks. Shikoni, se s'kam faj Nuk ka faj Mediu Fajet i ka SHIKU Faje ka dhe SHIU. Më besoni mu Nuk di të gënjej Cilindo të vdekur Unë do ta shpërblej. Nga shpërblimi yt Të vjen ulërima Jepke 200 mijë Vetëm për viktima.Bjeri Sali bjeriFort KaradyzenitNa thuaj sa bënKoka e Shkëlzenit.Dëgjo e vendos Sali Bej e MbretPër 20 milionëDjalin a e shet?!Na dëgjo, SaliNë paç PerëndiS'blihen me para Prindër e fëmijë. Po të mblidhen bashkëBosët e dollaritNuk munden t'ia kthejnë Jetën trevjeçarit.Flet prap` Sali BeuBën veç autogolaFjalët plot pështymëNgjiten te kupola.Një burrë në pasqyrëPo ia bën me gishtSali, këtë herë,Nuk ke si bën bisht.Çuditet SaliuKush po flet matanëRrëmbimthi kujtohetTë shikojë surranë.Të shikojë surranëZor se ka fytyrëIshte kokë e këmbëVetë në pasqyrë.Dhe i flet pasqyra:Ngeci karkaleciTë ka mbetur oraAtje të Gërdeci!Pat' thënë' BuratiniJu tregoj kupolënU kapën të vegjlitDhe të gjithë folën.Folën me një gojëAh, se ç'të treguarLidhjen Mafia-ShtetE nxorën zbuluar.Në krye t'akuzësNjë Silvia ke vënëNë rrjetën e sajSot si peshk ke rënë.Dhe nëse ky peshkuRrjetën do ta çajëRrjeta kur të qepetSilvën do të mbajë.Gjysma e popullsisë Sot ka mbet' pa brekëMafia mbledh e shetPredha e fishekë.Ndaj merr arratinëI dashur SaliPër ty në kto` trojeNuk ka alibi.Nuk ka alibiPër ty këtë herëSe përmbi kufomaNuk bëhet karrierë.Ndaj, të gjithë themi,Sali Beu, ikTë ka mbetur gomaBrenda në trafik.