"Nuk është, natyrisht, parajsë, por një jetë dinjitoze është"
Nuk dua të bëj shumë filozofi. Shqiptarëve të ngratë, atyre që mezi po jetojnë, dhe që janë shumica, po u bëj këtë thirrje: Ku rregullohet gjë aty, me Berishën? Ikni, hajdeni në Evropë dhe do ta shihni se do të jetoni shumë më mirë dhe të qetë. Do të punoni por dhe do të paguheni mire. Askush nuk ju rrjep për një certifikatë apo vule mizerabile. Edhe në dyqane do t'u japin skontrinon ligjore, për ta pare edhe në shtëpi çmimin e artikullit apo dhe shpenzimin. Nuk eshte, natyrisht, parajsë, por një jete dinjitoze eshte. Nuk do vrisni si çdo dite aty, qelizat e trupit tuaj, me ushqime të skaduara dhe të rikuperuara. Lereni vetem Berishën, se nuk iken nga pushteti. Mos ikja e tij ka negativitet kudo, korrupsion, papunesi, mungese dritash uji, dinjiteti. Ah, po ka edhe disa të mira, agjitacion e propagande mizerabile, për perparimet e qeverise dhe të PD-se, dhe... korrupsion skandaloz. E vetmja mundesi për të jetuar një jete, që na jepet vetem një here, ka mbetur vetem një devize: të rriskojmë atdhedashurinë dhe të mbërrijmë në Evrope, duke lene pas qeveritë kopuke dhe ata që i mbeshtesin. Te ikesh nga Shqiperia nuk është me tradhti, por jete pa telashe, mirëqenie për t'u kthyer me dinjitoz, një dite, kur kolera e sotme "Berishe" mund te kete ikur nga natyra a nga Zoti, nese ka. Nese nuk realizohet dot kjo, e vetmja rruge, protesta, për të mos vdekur me frike dhe heshtje të pështire!