E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndaleni përpara se të na çojë, sërish, të gjithëve në humnerë"

Opozita nuk mund ta lerë Berishën të vijojë të qeverisë edhe pas Gërdecit. Kjo është e turpshme për gjithë qytetarët e këtij vendi. Kam dëgjuar zëra se opozitës i intereson të bëhet reforma zgjedhore dhe nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme apo rënie qeverie. Është gabim. Nuk ka reformë me Kryeministrin e sotëm. Ai është i pandreqshëm, kujtoni vetëm ngjarjet që na çuan në vitin 1997. Po përsëritet historia. Ne po jetojmë të njëjtat simptoma si në vitin 1995. Shikoni falimentimet financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme, shikoni si janë egërsuar sërish shërbimet e rendit dhe sigurisë. Ndaleni këtë njeri para se të na çojë sërish në humnerë. Për mua, shkojmë në Bukuresht dhe pas Bukureshtit, votime të reja dhe Lamtumirë Berisha!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›