E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndajnë ndihma në zonat e përmbytura

 Deputetët, Arta Dade, Mimi Kodheli, Asllan Dogjani, Qemal Minxhozi, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Astrit Beci e  Ilir Beqaj kanë garantuar banorët e zonave të përmbytura se PS nuk do të heshtë për këtë krizë humanitare të shkaktuar nga keqqeverisja dhe se do të jenë gjithmonë në krah të shkodranëve. Në prononcimin për mediat, dhënë në zyrën e Shtabit të Ndihmës ngritur nga PS, deputetja e qarkut Gjirokastër Arta Dade tha: “Vazhdojmë të konstatojmë se ka jo vetëm mungesë papërgjegjshmërie, por gjithashtu ka një konfuzion total dhe një çorganizim edhe në ato struktura shtetërore që merren me asistencën e njerëzve dhe familjeve të dëmtuara”, u shpreh Dade para banorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›