Ndalet Ada, fitojnë Kamza dhe Bylisi
Bylisi mbetet sërish i pandalshëm. Kësaj here kryesuesit e padiskutueshëm të Kategorisë së Parë kanë triumfuar në Librazhd duke mundur 2-0 Sopotin e vendit të fundit, i cili rrezikon seriozisht tashmë rënien një kategori më poshtë. Në Bilisht ka pësuar humbje 2-0 Ada e pretendimeve të mëdha në këtë sezon, ndërkohë që Skrapari ka marrë 3 pikë shprese ndaj Turbinës, në një sfide mbijetese mes tyre. Një gol kanë shënuar skraparllinjtë, megjithatë ka mjaftuar për të marrë fitoren dhe 3 pikët mjaft të çmuara. Gramshi ka mundur minimalisht, 1-0, Pogradecin, duke i ndalur disi liqenorët, që edhe ata, nga ana e tyre, kanë pretendime për t’u ngjitur në Superligë. Derbi i fqinjëve, mes Burrelit dhe Besëlidhjes së Lezhës, është mbyllur në barazim 2-2, ndërsa fitore “in ekstremis” ka marrë Kamza në Memaliaj, falë një penalltie, në kohën shtesë.