E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Nuk ma marrin dot klubin komunistët



I menjëhershëm ka qenë dje reagimi i presidentit të Partizanit (sipas tij të paktën), Albert Xhani. Ai ka pohuar se askush nuk mund ta shkarkojë nga drejtimi i klubit përderisa ka 60 % të kapitalit të kësaj Shoqëria Aksionere. “Gjatë kësaj periudhe janë përdorur metoda qesharake, banale e deri në kërcënime për jetën dhe rrëmbimin e pronës, të cilat nuk mund të shkojnë sot në vitin 2010. Një administrator, i cili është vendosur me pëlqimin tim, i ndjekur nga disa komunistë të pandreqshëm, prezanton “stafe” të cilat nuk janë kompetencë e tij, por e organeve të tjera drejtuese të Shoqërisë Aksionare. Kam drejtuar prej 11 vitesh KF Partizanin duke investuar dhe shpenzuar miliona euro, duke bërë marrëveshje vetëm në të mirë dhe interes të Partizanit, por duke respektuar pronën dhe ligjet e shtetit. Siç e kam deklaruar, respektoj pronarët e ligjshëm të ambienteve të klubit, si dhe gadishmërinë e tyre për arritjen e një marrëveshje në të mirë të dy palëve, por kurrë s’mund të mbështes mendime komuniste të cilat kurrë nuk e njohin ligjin mbi pronën private, por duke përdorur metoda që do të dilnin para ligjit. Nuk mund të mbështes rrëmbimin e pronës së ligjshme, ku ende pa paguar dhe nëpërmjet kërcënimeve, mashtrimeve e metodave të turpshme kërkojnë të na grabisin Partizanin, gjë për të cilën u jam drejtuar organeve përkatëse të shtetit sepse besoj se shteti dhe ligjet ekzistojnë sot në 2010”, thuhet në deklaratën e njëshit të “Demave të kuq”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›