E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalet Tirana, asnjë nga ndjekëset nuk përfiton

 

Java e gjashtë e Kategorisë Superiore nuk ka sjellë asnjë risi në krye të renditjes, teksa favoritet për titullin janë ndalur në barazime. Është mbyllur në barazim pa gola përballja e djeshme në Ballsh mes Bylisit dhe Tiranës. Për ekipin ballshiot, ky i djeshmi mund të konsiderohet si rezultati i dytë pozitiv në këto gjashtë javë të para të kampionatit. Ndonëse kanë siguruar vetëm një pikë, barazimi i djeshëm përballë Tiranës kryesuese dhe pretendente kryesore për titull, ka vlerë shumë të madhe për ekipin e Bylisit.

Dinamo-Vllaznia 1-1
Skuadra kampione e Dinamos nuk ka mundur të shkojë më tepër sesa barazimi 1-1 në takimin e sotëm ndaj Vllaznisë, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Blutë kanë kaluar në avantazh që në minutën 15-të, falë autogolit të Smajlit. Avantazhi ka bërë që loja të jetë më e bukur dhe më e hapur nga të dyja  ekipet. Dinamo ka pasur dy raste të tjera në pjesën e pare me anë të Plakut dhe Petriçeviç, por nuk ka mundur t’i shfrytëzojë. Në pjesën e dytë, Vllaznia ka hyrë më e vendosur në fushën e lojës, duke shënuar që në minutën e 59-të me anë të Paulin Dhëmbit. Barazimi 1-1 ka qenë dhe rezultati final, që nuk kënaq asnjë prej ekipeve.

Flamurtari-Partizani 1-0
Partizani pësoi me Flamurtarin (1-0) në Vlorë humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën sezonale, në një ndeshje që skuadra e Hasan Likës e mbylli me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësve Fation Tafaj (83) e Luan Pinari (87’). Golin e vetëm të takimit për formacionin kuqezi të drejtuar nga Sllavko Kovaçiç e realizoi kroati Mate Brajkoviç.

Besa-Elbasani 1-0
Besa më në fund pas katër ndeshjesh të zhvilluara në shtëpi arriti fitoren e parë. Dhe këtë e arriti ndaj ish-skuadrës me të cilën fitoi titullin e parë kampion, Elbasanit, edhe pse me rezultatin e ngushtë 1-0. Mbrojtësi i Elbasanit, Endri Vrapi pengoi sulmuesin e Besës, Gerhard Progri brenda zonës, e gjyqtari nuk u mendua dy herë për të dhënë penallti. Kapiteni Kuli realizoi me një gjuajtje të lehtë, duke mposhtur portierin verdheblu Osmani.

deklaruan

Hysen Dedja (Trajneri i Bylisit)
“Skuadra jonë e tregoi edhe në takimin e Shkodrës që di të reagojë. Me një kundërshtar si Tirana, arritja e këtij rezultati them se ndikon pozitivist edhe në ndryshimin e mentalitetit. Megjithatë, mbetet edhe shumë punë për të bërë dhe ka vend akoma për shumë përmirësime të mëtejshme”.                                                                                                                                                               
Blaze Slishkoviç (Trajneri i Tiranës)
“Nuk jam i kënaqur as me rezultatin, as me lojën e zhvilluar nga skuadra. Erdhëm këtu me një synim të qartë: ta fitonim këtë ndeshje. Hasëm në një kundërshtar që u mbrojt mirë dhe na e vështirësoi objektivin tonë. Ne pritëm momentin e duhur për të goditur, por ata nuk na lejuan hapësira”.
S.Kovaçiç (Trajneri i Flamurtarit)
“Kur lojtarët luajnë me dëshirë dhe grintë ia dalin mbanë. Kjo dëshmon se drejtuesit e Flamurtarit shpeshherë duhet t’i nxitin lojtarët edhe duke u tërhequr veshin atyre. Mosha shumë e re e lojtarëve është një problem jo i vogël, pasi ekipit i mungon eksperienca dhe qetësia”.
Hasan Lika (Trajneri i Partizanit)
“Partizani po kërkon të reagojë për t’u ngjitur në klasifikim, por ky nuk ishte takimi i përshtatshëm, pasi Flamurtari mbetet një skuadër që nuk mund të kalohet lehtësisht. Pak pretendime për 11-metrëshin, më tepër kam rezerva për aksionin nga i cili erdhi goli vlonjat, pasi loja duhej ndaluar për një faull në dëm të një sulmuesi të Partizanit. Mund merrnim dhe një barazim në Vlorë”.
Zlatko Daliç (Trajneri i Dinamos)
“Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Shanset për ta fituar ndeshjen i ka pasur si Dinamo, edhe Vllaznia. Ishim në avantazh 1-0, por nuk ditëm ta ruajmë. Tashmë kjo ndeshje është një kapitull i mbyllur, ne do të vazhdojmë të përgatitemi për derbin me Tiranën”.
Agim Canaj (Trajneri i Vllaznisë)
“Mendoj se, gjë që e keni parë edhe vetë, ajo që doli e humbur nga 90 minutat e lojës të zhvilluara në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ ishte Vllaznia. Pjesa e dytë ishte shumë herë më e mirë për ne, sesa e para, prandaj ajo që duhet të dilte e fituar nga ndeshja duhej të ishte Vllaznia”.

Kategoria Superiore

Java e 6-të
Dje
Besa-Elbasani                 1 - 0
Kuli 63’ (p)
Shkumbini-Lushnja             1 - 2
16’ Turdiu (p)/ Bubeqi 42’, Çela 73’ (p)
Dinamo-Vllaznia             1 - 1
15’ Smajli (aut)/ Dhëmbi 59’
Bylis-Tirana                 0 - 0
Flamurtari-Partizani             1 - 0
31’ Brajkoviç (p)
Të premten
Teuta - Apolonia             2 - 1
13’ Hysa, 34’ Jakupi /73’ Berkiç
Renditja
Ekipi     N    F    B    H    Gol    P
1. Tirana    6    4    2    0    8-2    14 
2. Vllaznia     6    3    2    1    7-4    11
3. Shkumbini    6    3    1    2    9-7    10 
4. Dinamo     6    2    4    0    6-3    10 
5. Flamurtari     6    3    0    3    5-6    9 
6. Elbasani     6    2    3    1    3-4    9 
7. Besa     6    2    2    2    5-5    8 
8. Apolonia      6    2    1    3    5-7    7  
9. Teuta    6    1    3    2    3-4     6 
10.Lushnja     6    2    0    4    5-8    6 
11.Partizani       6    1    1    4    3-6    4 
12.Bylis     6    1    1    4    4-9    4

KATEGORIA E PARE
Java e 5-të
Të shtunën (04.10.2008)
Naftëtari-Besëlidhja             3-1
Turbina-Luftëtari             1-1
Pogradeci-Bilisht Sport         0-0
Gramozi-Burreli             2-0
Skënderbeu-Laçi             2-0
Tërbuni-Skrapari             2-0
Të dielën (05.10.2008)
Dajti-Kastrioti
Sopoti-Ada
Renditja
Ekipet     Nd    F    B    H    Gol    P
1. SKËNDERBEU    5    5    0    0    10-3    15
2. GRAMOZI    5    3    1    1    6-3    10
3. LUFTËTARI    5    3    1    1    9-5    10
4. KASTRIOTI    4    3    0    1    8-3    9
5. BURRELI    5    2    1    2    7-4    7
6. TURBINA    5    2    1    2    6-5    7
7. TËRBUNI    5    2    1    2    3-2    7
8. NAFTËTARI    5    2    1    2    7-7    7
9. DAJTI    4    2    1    1    2-3    7
10.LAÇI    5    2    1    2    5-6    7
11.BESËLIDHJA    5    2    1    2    6-7    7
12.ADA    4    1    1    2    4-8    4
13.POGRADEC    I5    1    1    3    5-9    4
14.SOPOTI    4    1    0    3    2-4    3
15.SKRAPARI    5    0    2    3    3-8    2
16.BILISHTI S.    5    0    1    4    0-5    1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›