Sheiku: Gratë të zbulojnë vetëm njërin sy
Jo vetëm të vendosin perçen, por edhe të mbajnë të mbuluar njërin sy duke lënë të lirë vetëm tjetrin për të parë rrugën. Kështu ka deklaruar një predikues me influencë në Arabinë Saudite, një thirrje ultra konservatore për gratë myslimane. Sipas sheikut Muhammad al-Habadan, po të lënë të hapur e të ekspozuar të dy sytë, gratë stimulohen të trukohen duke u bërë më joshëse. Deklaratat e tij, siç referon britanikja BBC, janë transmetuar në kanalin satelitor islamik, “al Majd”.