E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lerri Flint e kthen Sarah Pelin në një yll porno

 

Baroni i pornografisë në botë, amerikani Lerri Flint, ka xhiruar një film për të rritur mbi Sarah Pelin, me një aktore që duket krejt si kandidatja republikane për zëvendëspresidente.Botuesi i revistës porno “Hastler”, Flint, i cili vuan nga sëmundja dypolare dhe është i paralizuar pas një atentati për ta vrarë, ka kandiduar për zyrtar publik në të kaluarën dhe e sheh veten si një kampion të lirisë së fjalës. Aktorja në filmin e Pelin ka të njëjtën pamje, të njëjtat flokë, të njëjtat syze dhe të njëjtin stil. Zëdhënësi i Pelin nuk ka dashur të komentojë mbi këtë ngjarje. Por të gjithë e dinë se Flint do të kthehet në një shënjestër gjahu në ëndrrat e Pelin, që njihet si “bukuroshja luftarake” falë agresivitetit të saj, që në rini. 
Pjesë nga skenari
Hapja bëhet në rezidencën e Pelin, Vasilla, Alaskë. Pasdite. Guvernatorja Sarah Pelin është e ulur në divan, duke lexuar “të gjitha revistat”. Ajo ka veshur një robdëshambër satini dhe pantofla lepurushi. Flokët e saj të bukura kafe i ka të mbledhura. Syzet i qëndrojnë në fund të hundës. Todi (bashkëshorti) është jashtë qytetit me punë. Trig po fle në paqe në katin e dytë. Ka një trokitje këmbëngulëse të dera. Pelin lë revistat dhe shkon të përgjigjet.
Pelin: kush është?
Zë i ashpër mashkulli: Jam Xho, riparuesi i shtratit të nxirjes.
(Pelin shkyç derën dhe e hap)
Pelin: Hej! Ti duhej të ishe këtu dy orë më parë, nuk e dije?
Xho: Më vjen keq. Saja ime me motor m’u prish jashtë Matunskes. M’u desh të ecja pjesën tjetër të rrugës.
Pelin: Epo mirë, je me fat. Sapo poqa një grumbull biskotash me çokollatë. Pse nuk hyn brenda të të përgatis një pjatë prej tyre?
(Xho ndjehet i detyruar. Ai ulet në divan. Pelin hyn në kuzhinë dhe kthehet shpejt me biskotat. Ajo ia jep Xhoit, por jo para se ta shikojë nga koka te këmbët).
Pelin: Oh Zot i madh. Çfarë rripi mesi paske. Duket shumë i rëndë.
Xho: Kam një çekiç të madh.
Pelin: Oh, vë bast. Unë vdes për çekiçët e mëdhenj. Por edhe kaçavidat gjithashtu! Edhe çelësat. Fakti është se unë i respektoj të gjitha veglat e ndryshme amerikane, të mëdha dhe të vogla. Ato na kanë ndihmuar të ndërtojmë një komb kaq të madh. Prit, më lër mua të ta heq.
Ndërsa çifti bëjnë seks, (guvernatorja tregon që ka mjaft eksperiencë), Pelin kërkon që partneri të mos ndalojë derisa t’i boshatisë kokën që të harrojë emrin e atij që ka çështjen e Gjykatës së Lartë. “Dua ta djeg, dua ta djeg si një libër të ndaluar. Oh Zot, më bëj të shikoj Rusinë që këtu!”.
Lajmi për filmin pornografik me imazhin e Pelin publikohet vetëm dy ditë pas debatit të saj televiziv me rivalin demokrat Xho Biden, i cili theu rekordin e audiencave në debatet e të dytëve me rreth 70 milionë spektatorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›