E Diel, 1 Nëntor 2026

Ofrohen 12 bursa Master për studimin e klimës

"Qeveria daneze ofron 10-12 bursa për studime pasuniversitare të nivelit Master për studentë të huaj në universitetet publike të Danimarkës, për vitin akademik 2009-2010". Një lajm i tillë bëhet i ditur nga sektori i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ata shpjegojnë se kjo është në kuadër të programit të bursave për studimin e klimës nga Konferenca Botërore e OKB-së - COP 15, që mbahet çdo fundviti në Kopenhagën "Mbi ndryshimin e klimës". Për një informacion më të hollësishëm lidhur mbi bursat që ofrohen, mënyrës së plotësimit të formularit të aplikimit, si dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, drejtuesit e këtij sektori në Ministrinë e Arsimit rekomandojnë që të interesuarit t‘i referohen adresës së mëposhtme të internetit: https://www.studyindenmark.dk/climate

Afati i fundit për plotësimin e aplikimit on-line është data 01 mars 2009, saktësojnë përfaqësuesit e kësaj drejtorie.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›