Eto: Barcelona nuk ka heronj
20/01/2005
Samuel Eto është futbollisti i Barcelonës për momentin. Kamerunasi ka qenë njeriu deçiziv, në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedat: “Ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe të ruanim distancën me Real Madrid. Ajo që duhet të bëjmë në këto çaste është vetëm të fitojmë”. Disa gazeta e kanë përcaktuar sulmuesin kamerunas, si heroin e Barcelonës: “Nuk është e vërtetë. Tek kjo skuadër nuk ka heronj. Të gjithë jemi duke dhënë maksimumin”. Sulmuesi tregon se nuk mund të luash me të njëjtin ritëm për gjithë sezonin: “Është shumë e vështirë vetëm të fitosh. Nuk duhet të bëjmë dramë, kur vijnë humbjet”. Eto ka veshur bluzën e Barcelonës gjatë verës dhe ka lënë Majorkën. Kamerunasi kujton me nostalgji: “Te Majorka ndihesha shumë mirë. Tifozët më donin dhe me drejtuesit e skuadrës kisha raporte të mrekullueshme, por aty nuk mund të fitoja trofe të rëndësishëm, prandaj vendosa të kaloja te Barcelona. Transferimi im për në Katalonjë ka qenë një hap shumë i rëndësishëm i karrierës. Dua të fitoj maksimumin e mundshëm me bluzën e kësaj skuadre”. Për Samuel Eto nuk ka dyshime: Ronaldinjo është futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës: “Nëse do të mungonte ai, nuk do të kishim marrë me siguri rezultatet që kemi arritur. Është një element shumë i rëndësishëm për ne. Arrin të bëjë gjëra të mëdha, kur ka topin. Është futbollisti më i madh për momentin”.
Barcelona e ka mbyllur vitin 2004, me 10 pikë më shumë se Real Madrid, ndërsa tani diferenca me skuadrën madrilene është reduktuar në shtatë pikë. Për Eto do të jetë një luftë e gjatë, deri në fund të sezonit, me skuadrën madrilene: “Reali është një skuadër e madhe dhe do të jetë kundërshtari ynë kryesor deri në fund të sezonit. Kanë futbollistë me kualitet, që tani janë duke dhënë më të mirën e tyre. Ardhja e Arrigo Sakit ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e tyre”. Eto komenton edhe Gravesen, blerjen e fundit të Realit: “Kam dëgjuar të flitet mirë për Gravesen. Personalisht nuk e kam parë asnjëherë në TV, por nuk ka dyshime që është një futbollist me kualitet. Te Real Madrid nuk mund të luajnë të gjithë"- ka përfunduar.