E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet raciste, ndëshkohet ushtaraku grek

Reagimi

Pas skandalit me videon raciste ndaj shqiptarëve, vjen reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes greke. Zv.ministri i Mbrojtjes greke, Spiros Vujas, i ka konsideruar të papranueshme thirrjet raciste greke ndaj shqiptarëve, në ditën e festës kombëtare të Greqisë. “Qeveria greke ka ndërmarrë për ngjarjen një hetim të plotë dhe ka pezulluar nga detyra oficerin që drejtonte kontingjentin ushtarak. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e Marinës Kufitare, e cila po ndryshon dhe organizohet në një mënyrë të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”, ka deklaruar zv.ministri i Mbrojtjes greke, Spiros Vujas. Deklarata e zyrtarit grek është bërë publike nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Ndërkohë që një ditë më parë ka reaguar edhe ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, i cili ka kërkuar zyrtarisht falje në emër të qeverisë greke.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›