E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI tubim më 26 prill

Pallati i Kongreseve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim, ndaloi dje paradite në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë. Sipas Metës, LSI-ja duke ndier me përgjegjësi maksimale këtë moment të rëndësishëm ku ndodhet vendi, është e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj dhe përfaqësuesit e saj, pikërisht për të investuar tërësisht për suksesin e këtij procesi historik për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Duke e vënë theksin te procesi i integrimit, Meta u shpreh se “LRI-ja do të fillojë një tur takimesh në të gjithë vendin për të trajtuar me të rinjtë çështjen e integrimit të vendit”. Ndaj kreu i LSI-së deklaroi se më 26 prill do të organizohet një takim i madh mes të gjithë të rinjve të kësaj partie. Takimi do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, ku parashikohet që të marrin pesë mbi 5 mijë të rinj. Kreu i LSI-së, Meta, është shprehur se ky takim i madh do të jetë një tubim për integrimin e vendit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›