Ndalohen adoleshentët, tentuan të vjedhin firmën “Prespa”
Tiranë – Vodhën materiale të fabrikës “Prespa”, por janë pikasur menjëherë nga uniformat blu të kryeqytetit. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se seksioni Kundër Vjedhjeve të Automjeteve kreu arrestimi në flagrancë i shtetasve të mitur O. M, A. D. dhe F. I., të tre bashkëmoshatarë, 17–vjeçarë dhe banues te Nish Tulla Nr. 3. Ndërsa A. D. ishte me precedentë penalë, pra i regjistruar në dosjet policore e madje i dënuar për ”vjedhje”, dy bashkëpunëtorët e tij bashkëmoshatarë rezultojnë të pastër. Nga të dhënat e hetimit paraprakisht dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme konstruksionesh metalike në firmën “Prespa”, me administrator shtetasin E. Prespa. U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e konsiderueshme metalike të vjedhura. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”.
3 Mars 2008