E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi ish-Fabrikën e Qelqit në Kavajë, ndalohet

Tiranë – Kishte vjedhur disa ditë më parë, arrestohet nga policia. Burime të sigurta thanë për gazetën se dje u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestimi i shtetasit Edmond Piraniqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, i dënuar më parë për “mbajtje të lëndëve narkotike”. Prangosja e tij u krye pasi dyshohet se është autor i vjedhjes se ish-Fabrikës së Qelqit në Kavajë, vjedhje kjo e ndodhur më datë 20 shkurt 2008, ku në bashkëpunim me shtetasin Ferdisi Hasa, i arrestuar pak ditë më parë, kanë vjedhur tela hekuri dhe disa sende të ndryshme në Kavajë.

3 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›