Ndalohen dy grekë, s'deklaruan 450 mijë euro
• GJIROKASTER - Dy shtetas grekë nuk lihen të kthehen drejt vendlindjes së tyre nga policia kufitare e Gjirokastrës pasi dispononin sasi të hollash të padeklaruara.
Lajmi konfirmohet nga Zyra për Informim në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Sipas burimeve të besueshme në Stacionin Kufitar të Kakavijës, konstatimi i një sasie të hollash prej 450 mijë eurosh në bagazhin e automjetit ku udhëtonin Konstantinos Ilijasis dhe Janis Bosias u shënua mesditën e së premtes. Ata po udhëtonin në një automjet, "SEAT", i cili drejtohej nga 48-vjeçari Ilijasis, ndërsa pasagjer ishte Bosias. Ata prej ditësh ndodheshin në Shqipëri për qëllime ende të diskutueshme nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Dy shtetasit grekë me banim në Athinë janë paraqitur në sportelin e kontrollit të pasaportave në Kakavijë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar nga policët, në bagazhin e automjetit u gjetën të futura në një çantë një sasi të hollash prej 450 mijë eurosh. Në këtë moment dy shtetasit grek janë shoqëruar së bashku me automjetin e tyre për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Mosdeklarimi në momentin e hyrjes në Shqipëri të të gjithë shtetasve i monedhave që disponojnë në një sasi deri në 9999 euro quhet shkelje. Krimi i Organizuar në Policinë e Gjirokastrës ka marrë në shqyrtim këtë çështje ndërkohë që shtetasit grek ndodhen në ambientet e policisë të cilët po merren në pyetje. Sipas një burimi tepër të sigurt, dy shtetasit grek gjatë deponimeve fillestare në polici, kanë deklaruar se sasia e të hollave prej 450 mijë eurosh, është tërhequr nga ALPHA BANK në Tiranë me qëllim hapjen e një farmacie në kryeqytetin shqiptar. Në pamundësi të realizimit të këtij projekti në një afat të shkurtër kohor, ata gjykuan kthimin e tyre së bashku me sasinë e eurove në Greqi. Ndërkohë po punohet nga sektori i krimeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje duke pasur si alternativë ekzistuese edhe arrestimin e tyre në rast se do të provohet ndonjë vepër penale. Është rasti i tretë brenda 10 ditësh që forcat e policisë kufitare kapin shtetas grek në tentativë për të kaluar drejt Greqisë. Dy rastet e mëparshme janë ato të transportimit të lëndëve narkotike hashash dhe heroinë, ndërsa i djeshmi është për mosdeklarim të sasive monetare që e kalojnë vlerën normale të përdorimit nga individët udhëtues nga njëri shtet në tjetrin. p.n