Xhafaj: PD të mos përfitojë nga konsensusi i PS
• Deputeti socialist, njëkohësisht një nga relatorët e caktuar nga komisioni parlamentar i Ligjeve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS-ja, i kërkoi dje PD-së të mos keqpërdorë konsensusin e dhënë nga PS-ja.
Xhafaj i ka kërkuar Partisë Demokratike që të kalojnë fillimisht ato ndryshime kushtetuese që kanë lidhje me reformën zgjedhore. “Ne nuk përjashtojmë mundësinë e nismave të tjera për ndryshime në Kushtetutë, për ndryshime të tjera në kuadrin ligjor, që lidhen apo jo me çështjet zgjedhore. Por mendoj se duhet të mbyllet ky diskutim që ka të bëjë me çështjet e reformës dhe PD nuk mund të vazhdojë që të mbështesë në mënyrë hipokrite bashkëpunimin me partitë e tjera parlamentare dhe për më tepër ta kushtëzojë në varësi të projekteve, të cilat kanë nevojë të vlerësohen, kanë nevojë të debatohen në radhë të parë brenda politikës, por mendoj që ka nevojë edhe të debatohet edhe jashtë politikës me ekspertë dhe konstitucionalistë, të interesuar dhe të aftë për të gjykuar”, tha Xhafaj. Sipas tij: “Nuk është e moralshme që të kushtëzohet konsensusi i dhënë për propozimin e PS me kalimin në bllok të propozimeve për ndryshimet në Kushtetutë”. “Nga ana tjetër në ritheksojnë se konsensusi ose domosdoshmëria për të kryer reformën zgjedhore duhet bëjë që t’i detyrojë palët që të ulen sa më shpejt në komisionin e Ligjeve që të kalojë në seancën plenare”, u shpreh Xhafaj.