E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonin marijuanë, 3 në pranga

• KOLONJË - Policia Kufitare e rrethit të Kolonjës ka ndaluar dje tre persona, të cilët po tentonin të kalonin përtej kufirit 7 kilogramë drogë të llojit marijuanë.

 Burimet policore pohuan dje ndalimin e Jetnor Beqos, 27 vjeç, Hiqmet Mazes, 44 vjeç të dy banorë të Ersekës dhe Pajtim Hysllarit 32 vjeç, banor i kryeqytetit. Në momentin e ndalimit ata ishin duke udhëtuar në këmbë në afërsi të fshatit Pobickë. Fillimisht tre personat janë ndaluar, pasi kanë krijuar idenë tek Policia Kufitare se do të kalonin ilegalisht kufirin. Më pas policia ka kontrolluar çantat e tyre, në të cilat përveç ushqimeve janë gjetur 7 pako, nga një kilogram secila, me marijuanë të presuar.                                 j.gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›