E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen dy kosovarë të kërkuar nga Interpoli

Dy shtetas kosovarë janë ndaluar pasi ishin shpallur persona në kërkim nga Interpoli i dy shteteve, Zvicrës dhe Italisë.

Burime zyrtare të policisë rajonale të kufirit bëjnë të ditur se, në orët e paradites së ditës së diel “janë ndaluar shtetasit kosovarë Sami Sala, 52 vjeç, dhe Bekim Jusufi, 36 vjeç, pasi kontrolli i dokumenteve në sistemin TIMS i ka nxjerrë që ishin persona shumë të kërkuar nga drejtësia zvicerane dhe italiane”, transmeton Balkanweb.

Pasi është bërë ndalimi, ka nisur edhe përgatitja e dokumentacionit për dorëzimin e tyre para drejtësisë së shteteve ku ata janë të kërkuar për “pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafiqe të paligjshme”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›