Shitësit e luleve kërkojnë më shumë kohë

U kanë mbetur edhe pak ditë prodhuesve të luleve që të ekspozojnë punën e tyre në kryeqytet. Megjithëse janë të kënaqur me interesimin e qytetarëve ata kërkojnë që periudha e qëndrimit të tyre ne sheshin “Nënë Tereza”, të zgjatet të paktën për një afat dy mujor, që do tu ndihmonte atyre të mbledhin fitimet e punës një vjeçare.
Bahrie Durmishi, nga lulishtja “Agro Alba”, megjithëse falënderon komunën e Prishtinës për mundësinë e promovimit të punës së tyre, kërkon hapësirë më të gjatë kohore për ekspozimin e luleve, shkruan Express.
“Mirë me kon kohëzgjatja kryesisht dy mujë, bile ju kishim lutë apelojmë në emër të gjithë prodhuesve me kon kjo ma e gjatë dy muaj së paku me ja fillu prej 20 prillit deri më 20 qershor për me kanë spaku qajo sezonë, se na prodhuesit një vit po punon bile dy muaj ditë atëherë kur po është koha ma e përshtatshme për mbjelljen e kopshteve te na si tradicionale u bo mbjellja e kopshteve dhe jam shumë e kënaqshme”, tha ajo.
Një mendim të ngjashëm e ndajë edhe qytetarët, të cilët duket se pëlqejnë më shumë këtë shesh me praninë e luleve. Arsim Latifi, thotë se ka shumë zgjedhje të luleve dhe çmimet janë të arsyeshme. Ai mendon se Panaire të tilla po shërbejnë edhe për vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e luleve.
“Ka zgjedhje të mjaftueshme besoj që ka zgjedhje edhe çmimet janë të arsyeshme dhe nuk janë shumë të shtrenjta ...kjo është shumë zgjedhje e duhur se ndoshta unë s’kisha me i ble sot lulet mos të ishte konë ky promovim i luleve në shesh se po jemi të zënë...rastësisht unë dola me pi një kafe dhe i gjeta lulet dhe i blejta”, tha ai.
Panairi i luleve është hapur zyrtarisht më 15 prill të muajit prill dhe do të vazhdojë deri më 15 të këtij muaji./Indeksonline/