E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Arsimi në Malishevë, i mjerueshëm

rejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë kanë vlerësuar se arsimi në këtë komunë është në gjendje të katandisur si pasoj e keqmenaxhimit nga zyrtarët komunal.

Sipas drejtuesve të VV-së në Malishevë, problemet në arsim në këtë komunë, kanë dy nivele, atë të mungesave të hapësirave shkollore dhe mungesa e menaxhimit të mirëfilltë. Muhamet Bytyçi nga VV-ja ka thënë se situata aktuale me një keqqeverisje të përgjithshme në komunën e Malishevës e ka dëmtuar shumë edhe sektorin e arsimit, duke e shndërruar arsimin në lojë politike.

“Sot nga 39 shkolla fillore dhe të mesme, kemi 13 shkolla që udhëhiqen nga ushtrues detyre. Përvoja me ushtrues të detyrës është zgjidhje për raste të veçanta, por nga pushteti momental është praktikë kushtëzimi e shantazhi, që po i kushton shumë shtrenjtë qytetarëve të komunës sonë dhe gjendjes se mjerueshme te arsimit”, ka thënë Bytyçi në një konferencë për media.

Sipas tij, problem tjetër është politizimi i drejtorëve të shkollave, ku shumica e drejtorëve dhe ushtruesve të detyrës së drejtorit vinë nga partia në pushtet dhe i shërbejnë asaj.

“Punësimet partiake e familjare, dhe formave te tjera të nepotizmit, sikur se shembulli i drejtorit për arsim në Kuvendin Komunal në Malishevë, Isuf Morina, i cili gjatë mandatit të tij, i ka punësuar dy (2) vajzat e tij, me tej, të afërmit e Kryetarit të Komunës, fëmijët e drejtorëve komunalë, të drejtoreve te shkollave, ku të gjitha këto shkelje janë argumenti më i fuqishëm qe dëshmon se ky pushtet ne ikje, është kujdesur vetëm për shkatërrimin e sistemit edukativo-arsimor në Malishevë”, tha me tutje Bytyçi.

Ata kanë shtuar me tutje se diplomat false dhe zvarritja e organeve të drejtësisë për të marrë vendim përball atyre rasteve, janë duke shkaktuar shumë dëme në cilësinë në arsim, duke i lënë jashtë pune njerëz që janë të kualifikuar, duke shtuar se po këta persona me diploma false janë peng i këtij pushteti, i cili i përdor e keqpërdor në formën më të vrazhdë.

Ndërsa, në anën tjetër edhe anëtari tjetër i VV-së në Malishevë, Bardhyl Krasniqi ka thënë gjatë kësaj konference se edhe problemi i anashkalimit të kuadrove deficitare dhe ndërhyrjet në ndarjen e profileve tek rasti i mësimdhënësve, është problem shqetësues për komunën e Malishevës.

“Sot në Malishevë kemi raste ku mësimdhënës të kualifikuar në profilet e shkencave shoqërore, mbajnë lëndët e shkencave ekzakte, madje kemi raste ku mbajnë mësim personat e padiplomuar.Edhe pse kemi të bëjmë me mungesën e kuadrit deficitar konkretisht të shkencave ekzakte, po bëhet anashkalimi i këtyre kudrave”, tha Krasniqi.

Sipas tij, neglizhimi i këtyre kuadrove dhe largimi e tij nga puna (Fizicient), ku në vendin e tij kanë personin e pakualifikuar në lëndën e fizikës, po ashtu rastin e Elmi Hoxhës (Matematicient), rastin e Selim Krasniqit (Kimist), rastin e Hidajete Mazrekut (Ekonomiste), janë shembuj që flasin më së miri për ketë gjendje në arsim.

“Dukuria e mungesës së praktikës te nxënësit e shkollave të mesme, mosfunksionimi i kabineteve të informatikës dhe mungesa e kabineteve tjera, tregon se gjendja është e pashpresë për gjeneratat e reja. Këto janë vetëm disa nga problemet të cilat qeverisja lokale i ka anashkaluar me qëllim”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Hidajete Mazrekuka deklaruar se edhe pse ka pasur shumë premtime, Malisheva ende nuk ka as çerdhe private e as publike. Sipas saj, mungesa e çerdhes është shqetësim për shumë prindër, të shumë nënave që janë të detyruara të lënë punën për t’u kujdesur për fëmijët, si rezultat i mungesës së çerdhes.

“Iniciativat e Grave lidhur me çerdhen nuk kanë munguar nga viti 2004, mirëpo gjithmonë është hasur në vesh të shurdhër nga pushteti. Ne një grup i grave patëm bërë edhe një kërkesë me 100 nënshkrime të grave për çerdhen dhe hapësirën që është e gatshme, por as ajo kërkesë nuk u realizua”, ka thënë Mazreku. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›