E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 29-vjeçari, u grind dhe goditi me levë fqinjin



Goditi fqinjin pas një grindjeje për motive të dobëta dhe përfundon në qeli. Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar 29-vjeçarin Roland Selimi, lindur dhe banues i këtij qyteti. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi po në këtë datë ka goditur me mjete të forta në kokë për motive të dobëta 49-vjeçarin Edmond Çoçi, edhe ky lindur dhe banues në qytetin e Korçës. Burime nga radhët e uniformave blu thanë për gazetën “Albania” se i lënduari, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të tij, do të kurohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. U kryen veprimet procedurale për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 8/1 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme dhe zbardhje e plotë të ngjarjes.

Korçë

Policia identifikon autorin e vjedhjes së një makine

Vjedhësi i një makine dhe disa kartave rimbushëse telefonike nuk ka mundur t’u fshihet për shumë kohë prangave. Burime zyrtare thanë për gazetën “Albania” se forcat e Policisë së Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së një makine dhe një sërë kartash rimbushëse të telefonit. Sipas të dhënave policore, fjala është për ngjarjen e para një jave, kur Marinela Kanani ka denoncuar vjedhjen e makinës së saj nga një person i panjohur. Nga hetimet e policisë është dokumentuar si autor i kësaj ngjarje, 24-vjeçari Elvis Zeneli, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i cili është shpallur në kërkim nga ana e forcave të policisë për veprën penale të “vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Materialet e mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›