Prodhonin artikuj me ambalazhet e firmave të tjera, pranga 4 tregtarëve
Policia arrestoi Avni Bajraktarin, Arjan Konën, Agron Ramllin dhe Aurel Çezmën. Policia: Prodhonin dhe tregtonin artikuj me etiketa të falsifikuara
Tiranë – Një operacion policor i quajtur “Stuko” çoi në qeli katër tregtarë, të cilët dyshohet se prodhonin artikuj të ndryshëm ndërtimi duke vendosur ambalazhe false të një firme tjetër. Antikrimi ekonomik-financiar organizoi dje një operacion, që u finalizua me arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për veprat penale; të “prodhimit të kundërligjshëm të artikujve industrialë dhe ushqimorë”, “mashtrim” dhe “falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve”.
Arrestimet
Avni Bajraktari, 45 vjeç, lindur në Poliçan të Skraparit dhe banues në Qesarak Dajt; Arjan Kona, 38 vjeç, banues në Tiranë; Agron Ramlli, 46 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë dhe Aurel Çezma, 34 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, u kapën teksa po tregtonin artikujt e prodhuar prej tyre. Burime nga policia thanë për gazetën “Albania” se Antikrimi Ekonomiko-Financiar që prej muajit tetor të vitit 2008 kishte nisur intensivisht hetimet për një subjekt, i cili dyshohej se prodhonte dhe tregtonte produkte ndërtimi duke i falsifikuar produktin dhe ambalazhin, e subjektit tregtar “Italcol”. Pas një hetimi të realizuar nga ky seksion, ka rezultuar se këto produkte të falsifikuara janë prodhuar dhe tregtuar për një periudhe 2-vjeçare, ndërkohë që dyshohet se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shkon në shuma të konsiderueshme parash, po ashtu dhe dëmi që i ka shkaktuar subjektit tregtar “Italcol” përllogaritet të arrijë në vlera të konsiderueshme.
Operacioni
Operacioni policor “Stuko” u shtri në disa zona të kryeqytetit si, Rruga Ura, Kamzë, Rruga Barrikadave dhe ish-uzina “Dinamo” në Tiranë. Sipas policisë, katër personat u kapën gjatë momenteve të prodhimit dhe të tregtimit të produkteve të falsifikuara, edhe të subjekteve të ndryshme tregtare me emërtimet e produkteve “Intonaco Fino”, “Italcol”, “Superkoll”, “Alea Mix” etj.
Gjatë organizimit dhe zhvillimit të këtij operacioni rezultoi se vendi i stampimit dhe prodhimit të ambalazheve të produkteve të falsifikuara ndodhej brenda ambienteve të ish-uzinës “Dinamo” si dhe në ambientin e shtypshkronjës “Miq dhe Paqe”. Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan edhe lastrat e përdorura për mbishkrimet e ambalazheve, të falsifikuara. Nga kontrolli i ushtruar në subjektet tregtare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet si 5000 thasë me produkte ndërtimi kollë dhe fino me emërtime tregtare “Intonaco Fino”, “Italcol”, “Superkoll”, “Alea Mix” etj. 12 lastra për stampimin e mbishkrimeve tek ambalazhet e produkte ndërtimi kolle dhe fino me emërtime tregtare “Intonaco Fino”, ‘Italcol”, “Superkoll”, “Alea Mix” etj. 200 thasë ambalazhi bosh për produkte kolle dhe fino me emërtime tregtare “Intonaco Fino”, “Italcol”, “Superkoll”, “Alea Mix” etj si dhe 290 fletë të printuara format A1 për produkte kolle dhe fino me emërtime tregtare “Intonaco Fino”, “Italcol”, “Superkoll”, “Alea Mix” etj.
12 Shtator 2009