Prokuroria: Gërdeci? Kemi bërë hetim të plotë dhe të gjithanshëm
Organi i akuzës reagon pas polemikave në media dhe deklaratës së Mediut. Prokuroria thotë se pretendimet e saj mbi ngjarjen pasqyrohen në aktet e dosjes
Organi i akuzës ka reaguar dje zyrtarisht nëpërmjet zyrës së shtypit, duke deklaruar lidhur me polemikat e fundit në media për dosjen “Gërdeci” dhe shton se ky organ ka kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje. Zyra e shtypit pranë prokurores së Përgjithshme deklaroi dje se nuk mund të bënte komente mbi ekzistencën ose jo të letrës që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, i ka dërguar këtij organi. Megjithatë, disa agjenci mediatike dje, duke iu referuar burimeve të tyre konfidenciale në organin e akuzës, thanë se burimet nga ky organ kishin mohuar ekzistencën e një letre të tillë. Polemikat mbi ekzistencën e kësaj letre nisën dy ditë më parë, kur ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi në një televizion privat: “Ç'mund të them unë për prokurorin e Përgjithshëm, i cili nuk vlerëson një material konfidencial të ardhur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në të cilin thotë se janë vendosur dy mina me sahat në Gërdec?”.
Shpërthimi
Prokuroria shqiptare ka shpallur si shkakun zyrtar të shpërthimit në Gërdec shkëndijën e krijuar nga fërkimi i një karroce transporti me barutin që gjendej në tokë. Ky përfundim erdhi si sugjerim nga raporti i amerikanëve të ATF-së dhe të FBI-së që hetuan shkaqet e shpërthimit në Gërdec. Megjithatë, në raportin final të amerikanëve, këta të fundit shprehen se shkëndija e krijuar nga fërkimi i karrocës me barutin është një pistë shumë e mundshme, por ata kanë nënvizuar në raport se shkaku ekzakt dhe i provuar i zjarrit ngelet i panjohur. “Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur, megjithëse ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është deklaruar paraprakisht, lëndët plasëse, si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë të ndjeshëm nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, fërkimi ose flaka”, - shkruhet në raportin përfundimtar të ATF-së dhe FBI-së.
Akuza
Organi i akuzës mohoi dje kategorikisht se mund të kishte neglizhuar apo shpërfillur informacione që i kanë ardhur nga agjenci të zbatimit të ligjit. Megjithatë, zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranoi të komentonte dje lidhur me faktin se në dosjen që vetë Prokuroria ka depozituar në gjykatë gjendej letra që kishte dërguar drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Prençi. Në të njëjtën kohë, organi i akuzës pohoi dje zyrtarisht për “Albania”-n se për momentin nuk mund të jepte asnjë informacion lidhur me faktin nëse janë kryer verifikime pas ardhjes së letrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Raporti amerikan: Nuk dihet shkaku ekzakt i zjarrit në Gërdec
Bazuar në ekzaminimin e vendngjarjes dhe në deklaratat e dëshmitarëve, opinioni i kombinuar i ekspertëve që morën pjesë është se kjo ngjarje u shkaktua nga një zjarr që nisi në një karrocë dore të ngarkuar me lëndë plasëse, të ngarkuar në thasë plastikë, që shkaktoi shpërthimin e shumicës së rezervave municioneve dhe lëndëve plasëse në pronësi të fabrikës.
Zjarri nisi në afërsi të qendrës së ekstremit jugor të fabrikës së përpunimit, në rreth 10 metra brenda portës afër tavolinës së çmontimit të fishekëve 122 mm.
Rrjedha më e mundshme e ngjarjeve bazuar në prova është ajo që punëtorët ishin në procesin e zhvendosjes së thasëve plastikë që mbanin lëndët plasëse, në karrocat e dorës. Lënda plasëse në njërën nga karrocat mori flakë që u përhap në vendet e stokimit aty pranë. Zjarri vazhdoi të digjej për një kohë të shkurtër derisa shkaktoi eventualisht shpërthimin në zonën ku ishin vënë pirg municione ushtarake me detonatorë dhe pa detonatorë në skajin juglindor të fabrikës. Ky shpërthim shkaktoi një reaksion zinxhir duke rezultuar eventualisht në disa shpërthime të mëdhenj të cilët përfshinë disa lëndë plasëse dhe shumicën e municioneve në pronësi të fabrikës.
Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur, megjithëse ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është deklaruar paraprakisht, lëndët plasëse, si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë të ndjeshëm nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, fërkimi ose flaka.
Më poshtë vijon lista e burimeve më të mundshme të ndezjes, bazuar në provat e mbledhura si dhe informacioni i dëshmitarëve deri më tani:
1. Transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar.
Deklaratat e dëshmitarëve tregojnë se karrocat e derës thyheshin vazhdimisht dhe riparoheshin me saldim. Roja i sigurimit ka deklaruar se atë ditë ishin riparuar tri karroca. Në fakt ai deklaroi se të paktën njëra nga karrocat ishte riparuar brenda intervalit kohor prej 30 minutash para se zjarri të binte. Ekziston mundësia që kallaji në karrocë të ketë ruajtur një sasi të mjaftueshme nxehtësie për një kohë të gjatë, mjaftueshëm sa që një thes me lëndë plasëse duke u vënë në kontakt me të, të fillojë të ndizet dhe të marrë flakë.
2. Ndezja nga kompresioni i lëndës djegëse të vendosur çrregullt
Deklaratat e dëshmitarëve dhe fotografitë para shpërthimit tregojnë se ekziston mundësia që në dyshemenë prej betoni të kishte lëndë plasëse të vendosur në mënyrë të çrregullt(barut i zi dhe barut pa tym). Deklaratat e dëshmitarëve dhe ekzaminimi i provave në vendngjarje konfirmon se rrotat e karrocës ishin metalike me një veshje gome e cila shpesh çahej dhe konsumohej. Asnjë nga karrocat e marra në shqyrtim nuk dha prova të një veshjeje prej gome në rrota. Ekziston mundësia që shtyrja e karrocës metalike mbi lëndën plasëse që ishte vendosur në mënyrë të çrregullt, mund të ketë shkaktuar një nxehtësi të mjaftueshme, shok dhe fërkim sa për të ndezur barutin.
3. Kontakti metal mbi metal
Ekziston mundësia që një shkëndijë e prodhuar nga kontakti i dy karrocave se kontakti i një leve të veglave të tjera metalike me karrocën ose me objekte të tjera metalike, si shiritat metalikë të kutive të municioneve, mund të ketë shkaktuar djegien e lëndës plasëse.
4. Burim i hapur flake
Megjithëse kishte tabela që ndalonin duhanin dhe kishte një zonë të caktuar për të pirë duhan asnjërit nuk i ishte kërkuar të linte çakmakët, shkrepëset apo materiale të tjera që përdoren për ndezje zjarri në portë përpara se të hynin në fabrikë. Ekziston mundësia që dikush që ishte duke pirë duhan brenda kompleksit, të ketë qenë shkaku i zjarrit fillestar.
5. Shkarkesa elektrostatike
Elektriciteti elektrostatik mund të prodhohet nga persona që veshin rroba najlon ose sintetike. Ngarkesa elektrostatike ka energji të mjaftueshme për të ndezur lëndën plasëse. Veshja e përshtatshme për punë është 100 për qind pambuk. Lagështia prej 94 për qind deri në 100 për qind atë ditë e redukton mundësinë e ngarkesës elektrostatike.
ZBULIME SUPLEMENTARE
Në Gërdec, gjatë zhvillimit të këtij hetimi, u zbuluan praktika pune, të cilat u konsideruan si procedura të pasigurta në raport me standardet normale të punës që ka të bëjë me eksplozivë dhe lëndë plasëse. Ky informacion bazohet në deklaratat e dëshmitarëve dhe fotografitë e videot e para shpërthimit, marrë në muajin që paraprinte shpërthimin:
1. Vënia në punë e punëtorëve të pastërvitur për çmontimin dhe transportimin e lëndëve plasëse me pak ose pa trajnim për trajtimin e lëndëve plasëse.
2. Përdorimi i makinerive që nuk ishin të pajisura me sisteme standard të sigurimit në punë në një zonë me aktivitete me lëndët eksplozive si shuarësit e shkëndijave shuarësit e zjarrit dhe shiritat e sigurimit. Në fotografi tregohet një makinë në fabrikë, së cilës po i derdhej materiali me të cilin ishte ngarkuar.
3. Mungesë e politikave drejtuese dhe pajisjeve për parandalimin e zjarrit në zonën e operacioneve. Personalit i lejohej të transportonte çakmakë, shkrepëse dhe pajisje të tjera që prodhojnë zjarr brenda në fabrikë, në vend që të siguronin ato tek porta e hyrjes. Gjithashtu ne identifikuam vetëm një shuarës zjarri në vendin ku kryheshin punimet i cili nuk kishte shënim dhe dukej se ishte bllokuar nga disa kuti.
4. Mungesë e përgjithshme e rregullit dhe e mirëmbajtjes. Fotografitë nga parashpërthimi tregojnë mbeturina dhe plehra në dysheme artikuj eksplozivë të vendosur në qiell të hapur pa mbrojtje nga shiu, si dhe elemente me predha me detonatorë të pasiguruar dhe thasë me lëndë plasëse që dergjeshin në tokë dhe ku secila prej tyre mund të provokonte një aksident në çdo moment. Lejohej gjithashtu grumbullimi i kutive bosh të municioneve brenda magazinës.
5. Në sipërfaqen e punës lejohej veshje e papërshtatshme që prodhonte elektricitet statik. Për më tepër nuk bëhej asnjë seancë stërvitjeje mbi procedurat e tokëzimit për të ulur rreziqet nga elektriciteti statik.
6. Lëndët plasëse mblidheshin dhe ruheshin në thasë plastikë të papërshtatshëm.
7. Artikuj të shumtë municionesh dhe lëndësh plasëse ushtarake përpunoheshin por pak ose asnjë prej tyre nuk zhvendosej nga fabrika gjë që sillte si pasojë mbetjen e stokuar në fabrikë të eksplozivëve dhe mbeturinave të tepërta.
8. Një operacion i këtyre përmasave nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë në një vend kaq afër me rrugët dhe rezidencat publike. Për më tepër, komponentët eksplozive që rezultonin nga operacionet nuk stokoheshin konform asnjë standardi të pranuar. Municionet ose eksplozivët e stokuar në një vend duhet të magazinohen duke marrë parasysh distancat që pranohen si të sigurta nga rrugët dhe ndërtesat e banuara. Bazuar në të dhënat e furnizuara nga grupi i hetimit, distanca e llogaritur për sasinë e eksplozivit dhe municionit të grumbulluar në Gërdec duhet të jetë 2462.5 metra nga rruga ose ndërtesa publike më e afërt. Ky është standardi që përdoret nga Shtetet e Bashku7ara dhe nga vendet anëtare të NATO-s.
Shkëputur nga raporti i ATF-së dhe FBI-së
12 Shtator 2009