Moratoriumi i skafeve, trafikantët, drogë si dikur me Italinë
Prangosen dy shqiptarë, kishin në gomone 145 kg drogë.
Tiranë - Moratoriumi i skafeve duket se zbatohet vetëm për njerëz të zakonshëm dhe korrektë me ligjin, pasi skafistët vazhdojnë ta thyejnë atë. Mediat italiane edhe njëherë raportojnë se një skaf i nisur nga Shqipëria kishte dërguar në brigjet e vendit fqinj plot 145 kg drogë. Ky nuk është rasti i parë, pasi më 21 gusht, falë një operacioni të forcave të policisë italiane “Guardia di Finanza”, u kap teksa udhëtonte drejt brigjeve italiane një gomone me katër persona në bord dhe e ngarkuar me 316 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Ndalimi nga policia u bë në Kanalin e Otrantos, ku pas sekuestrimit të drogës iu vunë pranga katër skafistëve.
Ngjarja
Sipas raportit të mediave italiane, dy shqiptarë pa dokumente, të moshës rreth 20-30 vjeç, kanë rënë në prangat e forcave të “Guardia di Financa”-s të Leçes, pasi janë zbuluar duke transportuar në det të hapur plot 145 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë. Më pas Policia e Shteti tha se ata u identifikuan si Fiodor Mezuraj, 30 vjeç, nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23 vjeç, nga Tepelena. Ata akuzohen për “mbajtje dhe trafik lëndësh narkotike”. Sasia e drogës, sipas Policisë së shtetit fqinj, ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria dhe dy të arrestuarit ishin duke e transportuar atë drejt Italisë përmes një gomoneje. Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në disa pako dhe u arrit të gjendej e fshehur në një pyll me pisha. Autoritetet policore italiane kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen, ndërsa po kryejnë edhe një seri kontrollesh rutinë në Kanalin e Otrantos, për të shmangur trafiqet e paligjshme që vijnë nga Shqipëria.
Mohimi
Policia e Shtetit doli dje në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detaje për arrestimin e dy shqiptarëve për drogë nga Policia italiane në Leçe, ndërsa ka mohuar faktin se droga është trafikuar nga Shqipëria. “Nga punonjësit e Guardia di Financa e Leçes në lokalitetin Torre dellOrso, Melendugno, 20 km larg Leçes, në kuadër të aktiviteteve represive në fushën e lëndëve narkotike, janë sekuestruar rreth 145 kilogramë marijuanë. Kjo sasi e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në një pyll me pisha. Gjatë operacionit janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptarë, përkatësisht, Fiodor Mezuraj, 30 vjeç, nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23 vjeç, nga Tepelena, të cilët akuzohen për mbajtje dhe trafik lëndësh narkotike”, - bëri të ditur dje Policia e Shtetit. “As gjatë komunikimit zyrtar me autoritetet policore të Guardia di Finazia-s së Leçes, as në njoftimin për shtyp të bërë publik prej tyre nuk është konfirmuar fakti që sasia e lëndës narkotike të jetë trafikuar me gomone nga Shqipëria. Gjithashtu, autoritetet italiane nuk kanë sekuestruar ndonjë mjet lundrimi që mund të kishte shërbyer për trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar”, - shtoi më tej dikasteri blu. Policia e Shtetit ka deklaruar dje se edhe për ngjarjen e datës 21 gusht të këtij viti, ku janë kapur rreth 250 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, nga autoritet italiane është konfirmuar zyrtarisht se gomonia e kapur në brigjet italiane është nisur në të njëjtën ditë nga Italia me destinacion bregun shqiptar, ku ka marrë sasinë e lëndës narkotike dhe është kapur në kthim për në Itali. Në të dyja rastet, nga Policia shqiptare kanë filluar verifikimet dhe po bashkëpunohet me autoritetet italiane për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.
12 Shtator 2009