Ndalohet 44-vjeçari, akuza për vjedhje në seri
12/07/2009 Në banesa
Policia e lokale ka ndaluar pasditen e premte një shtetas i akuzuar, pasi akuzohet se ka konsumuar disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Burime zyrtare nga policia lokale, pohuan, se “S. Doda, 44 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Sarandë, ka vjedhur në orët e para të mëngjesit banesën e shtetasit E.K, disa sende me vlera të mëdha financiare”. Pas hetimeve të para, ky person ka rezultuar të jetë autor edhe i tentativës së vjedhjes së një subjekti tregtar në Sarandë, të ndodhur në fillim të muajit qershor. Në këto dy tentative vjedhjeje, skenari ka qenë i njëjtë. Autori ka hyrë nga dritarja dhe në të dyja rastet është konstatuar nga pronarët. Ndërkohë hetimet mbi këtë shtetas kanë nisur, pasi dyshohet se është autor edhe i disa vjedhjeve të tjetra ndodhur gjatë këtij viti në qytetin bregdetar. Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha ngjarjet ku 44-vjeçari është autor dhe më pas do të përpilojë dosjen hetimore në ngarkim të tij. Ndërkohë vjedhjet në banesa janë shtuar së tepërmi në këtë sezon veror, pasi dihet që Saranda mbipopullohet për shkak të pushuesve të shumtë që e zgjedhin atë për t’u relaksuar. E. Molla