E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalla ne tender nderkombetar, per park industrial

Nje park i ri industrial eshte lajmeruar se do te ndertohet ne zonen e Spitalles, ne vijen bregdetare te Adriatikut. Lajmin e kane dhene burimet ne Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, sipas te cilave per ndertimin e parkut po te behet nje tender i hapur nderkombetar. Per me teper tenderi ka hyre ne fazen e lajmerimit te fteses per oferte, ne mediat e huaja. Te njejtat burime shpjegojne se ndertimi i ketij parku eshte pjese e strategjise se qeverise, per te ndertuar zona industriale me standarde qe kerkon zhvillimi i ekonomise ne ditet e sotme. Behet e ditur se zona do te permbaje termocentrale dhe depozita nafte dhe gazi. Ajo paraqitet mjaft e shfrytezueshme, per shkak te afersise me te gjitha arteriet rrugore kryesore te vendit. Nga ana e saj qeveria ka shprehur vullnetin se do te mbeshtese ne cdo perpjekje te investitoreve, per zhvillimin e zonave industriale. Qeveria ka vendosur per te mos i menaxhuar vete parqet industriale, por t'ia besuar sektorit privat menaxhimin e ketyre. Deri tani jane miratuar ngritja e parqeve industriale ne Koplik, Vlore, Shengjin. Ndersa ne zonen e Spitalles, llogariten rreth 800 hektare qe mund te shfrytezohen si park industrial. Kjo zone sipas studimeve paraprake konsiderohet me e pershtatshmja ne Evrope, pasi rrethohet nga porti, aeroporti dhe ka nje infrastrukture te gjithanshme. Kjo perben nje potencial te jashtezakonshem. Per Ministrine e Ekonomise projekti i parkut industrial te Spitalles, eshte me i rendesishmi per qeverine shqiptare, jo thjesht per siperfaqen e madhe prej 800 ha, por sepse pozicionimi gjeografik, projektet e tjera madhore te infrastruktures te lidhura me te, e bejne projektin mjaft terheqes dhe ekonomikisht te qendrueshem.

Projektet

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte ne fazen perfundimtare te zhvillimit te dy projekteve te saj, parkut industrial te Elbasanit, me nje siperfaqe rreth 250 ha dhe parkut industrial te Shkodres, me nje siperfaqe rreth 130 ha.

Ne ankandin e fundit, interesi i bonove te thesarit me maturim 1-vjecar arriti ne 9.2 per qind. Te gjitha shkaqet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›