Sekreti bankar po lekundet
Nga Karl Zawadsky
Po zvogelohet gjithnje e me shume mundesia e berjes bisht te pagesave te tatimeve. Pas Austrise, Lihtenshtejnit dhe Andores, edhe Luksemburgu, Zvicra dhe Belgjika kane pranuar qe te bashkepunoje ne perndjekjen e atyre qe duan t'u ikin pageses se tatimeve. Madje as Singapuri dhe Hong Kongu nuk do te jene me oaze tatimesh. Qe te mos kete keqkuptime: vendimet jane marre jo per shkak te vlerave morale, por per shkak te interesit ekonomik. Keshtjellat e deritanishme per ata qe nuk paguajne tatimet me rregull, nuk duan qe ne takimin e 2 prillit ne Londer, te futen prej G-20-es ne listen e zeze. Ai qe futet ne kete liste, nuk do te kete vetem pasoja morale, por edhe ekonomike. Per bankat e medha ne Zvicer futja ne listen e zeze do te thoshte perjashtim nga afarizmi nderkombetar, qe per Zvicren dhe Luksemburgun mund te kete pasoja katastrofale.
OECD: 5,5 bilione euro ne oazet e taksave
Zvicra prej vitesh ka nje sistem te rrepte sekretesh ne banka, me te cilin ka thithur para nga te gjitha anet e botes. Bankat e Lihtenshtejnit kane ndihmuar krijimin e fondacioneve, te cilat kane vetem nje qellim: shmangien e pagimit te tatimeve ne kapital. Kjo eshte perdorur jo vetem nga te pasurit, por edhe ata me fitime mesatare. Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD), vlereson se ne te ashtuquajturat oaze tatimesh gjenden rreth 5,5 bilione euro. Ne Lihtenshtejn ka me shume fondacione, qe mundesojne lehtesime tatimesh, se sa banore.
Kliente te oazeve te tatimeve jane jo vetem te pasurit, por edhe nga shtresa e mesme
Ne Luksemburgun e vogel ekziston nje lagje e tere me banka nga mbare bota, te cilat atje zhvillojne pune sekrete. Zvicra ka banka me rendesi mbareboterore vetem per faktin se ato konsiderohen si vende per strehimin e parave te dyshimta. Kliente te tyre jane milioneret amerikane dhe drejtuesit e industrise gjermane, despotet nga bota e trete apo shitbleresit e armeve. Mirepo kliente jane edhe shume zanatcinj gjermane, te cilet me ndihmen e bankave gjermane kane strehuar para te zeza ne Luksemburg. Organet e hetuesise prej kohesh po pergatisin perfundimin e ketyre dukurive.
Lihtenshtejni ne vecanti ra ne sy, sepse nje nepunes i kishte shitur Sherbimit Informativ gjerman te dhenat e 4000 personave qe nuk kane paguar tatime. "Viktima" me e njohur ishte ish-shefi i Postes Gjermane, Klaus Zumwinkel, njeri prej menaxhereve me te njohur ne Gjermani. SHBA-ja ka kercenuar me marrjen e licences per banken e madhe zvicerane UBS, nese nuk i jep te dhenat per 300 afariste te medhenj. Tani behet fjale edhe per 50.000 raste relativisht te vogla. Shume persona qe u kane ikur tatimeve, tani brenda disa muajve nga frika kane terhequr nga banka rreth 260 miliarde dollare.
Pasurimi i shpejte zgjon dyshime tek autoritetet e tatimeve
Shtrohet pyetja: cfare te behet me keto para? Pasurimi i shpejte zgjon dyshime tek autoritetet e tatimeve. Bankat ne Zvicer dhe ne Lihtenshtejn tani duan te negociojne me autoritetet tatimore, per te arritur nje lloj amnistie per klientet e tyre. Ministrat e financave te shteteve me te zhvilluara nuk duhet ta pranojne kete mundesi. Mospagimi i tatimeve nuk eshte vetem gabim moral, por akt kriminal.
Akoma ka shprese per "mekataret" e taksave
Per ata, te cilet deri tani nuk kane paguar tatime situata eshte serioze, por jo edhe e pashprese, sepse ne shume vende ekziston mundesia e paraqitjes vullnetare. Do te thote, ata mund t'i paguajne tatimet dhe interesin, nese duan t'u ikin denimeve. Per ata qe nuk e bejne kete, rreziku eshte shume i madh. Kur hetuesit vijne ne dere, atehere behet teper vone. Ata qe kapen kercenohen nga fuqia e plote e ligjit, jo vetem per shkak te drejtesise, por edhe budallallekut.