Bonot e thesarit, kulmojne interesat
Blerina Hoxha
Interesi i bonove te thesarit me maturim 1-vjecar arriti ne 9.2 per qind, duke pesuar nje rritje gati 1 per qind, ne krahasim me fillimin e vitit. Eksperte ne bankat e nivelit te dyte e shpjegojne kete dukuri me faktin e tkurrjes se likuiditeteve ne bankat e nivelit te dyte dhe nga ana tjeter, me kerkesen ne rritje te qeverise per para cash, nepermjet emetimit te borxhit te brendshem. Por cfare pritet te ndodhe nga kjo rritje. Se pari, qeverise i duhet te paguaje me shume interesa kundrejt bankave dhe individeve per parate qe u merr hua. Se dyti, bankat do te ofrojne interesa me te larta per kredite, per shkak se, kredia ne leke jepet duke pasur parasysh interesin 12 mujor te bonove te thesarit, duke i shtuar edhe nje perqindje shtese, qe varion ne varesi te bankes. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare. Si per cdo borxh te kerkuar, per te cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa per kete borxh. Keto jane me te larta se cdo lloj investimi tjeter ne depozita. Por mungesa e informacionit per keto produkte, qe kane nje historik te shkurter ne tregun bankar vendas, ka bere qe individet te jene aktore te paket te ketij tregu, qe ne shume raste paraqet mundesi te arta fitimesh. Rritja e vazhdueshme e interesave te bonove te thesarit dhe obligacioneve kohet e fundit paraqitet si nje mundesi e re, per te investuar kursimet edhe per individet. Investimi ne bono thesari njevjecare, gjashtemujore apo tremujore per individet sjell interesa, ne disa raste dy here me te larta se depozitat e vendosura ne pjesen me te madhe te bankave te nivelit te dyte.
Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat
Nese do te marresh kursimet me te larta, investo ne bonot e thesarit, se risku eshte zero dhe fitimi eshte me i larte. Blerja e bonove te thesarit ne momentin aktual eshte mjaft e leverdishme, si per individet, ashtu edhe per institucionet financiare, te cilat nuk kane nje alternative me te mire investimi. Norma e interesit te bonove, eshte ndjeshem me e larte se e depozitave te kursimit. Ne te gjitha bankat, interesi i depozitave ne leke mund te arrije maksimumi ne 7 per qind per depozitat tremujore, nderkohe qe bonot e thesarit arrijne deri ne 9.2 per qind, po per keto afate. Per t'i investuar kursimet ne bono thesari mund t'i blini ato ne tregun primar e ne ate sekondar. Tregu primar perfaqesohet nga shitja e ketyre instrumenteve te borxhit ne ankandet e radhes te Bankes se Shqiperise. Veshtiresia e individeve per te marre pjese ne kete treg eshte reale, pasi edhe per vete strukturen e ketij tregu, pjesemarrja ne tregun primar mbart kosto per individet. Keshtu qe mundesia me e mire per te investuar ne bono thesari mbetet tregu sekondar, qe ne Shqiperi perfaqesohet ne pjesen derrmuese nga bankat e nivelit te dyte. Sherbimi ofrohet nga te gjitha bankat, si dhe ne te gjitha deget e tyre ne rrethe, duke u bere keshtu me atraktiv edhe per bleresit e mundshem te bonove te thesarit. Njekohesisht, bankat e nivelit te dyte ofrojne edhe blerjen e ketyre instrumenteve te borxhit, para afatit te maturimit.