E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet italiani, kërkohej për trafik

 

DURRES - Një shtetas italian u arrestua dje në Portin e Durrësit, ndërsa tentonte të hynte në vendin tonë, pasi ishte i dënuar për trafik mjetesh motorike. Sipas policisë, Alessandro Lattanzi, 33 vjeç, nga Teramo e Italisë, ishte gjykuar e dënuar në mungesë, pasi u shpall fajtor për trafik makinash. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Tiranës, ndaj Lattanzit u vendos dënimi me 5 vjet burg, ndërsa në muajin janar, drejtoria e policisë së kryeqytetit e shpalli person në kërkim. Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka pasur dijeni për vendimin, por ai ka qenë duke hyrë normalisht në vendin tonë kur i janë vënë prangat. Menjëherë ai është përcjellë nga Porti i Durrësit në policinë e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›