E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet, kishte pasaporta shqiptare dhe rumune

KAKAVIJË - Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 32-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të zakonshëm iu gjetën në çantën e tij dy pasaporta të falsifikuara. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, tha se ndalimi i 32-vjeçarit Ilirjan Refitaj, lindur në Fier dhe banues në Agrinjo (Greqi), është kryer në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në pikën kufitare të Kakavijës (Gjirokastër), pasi gjatë kontrollit, iu gjetën dy pasaporta, njëra me gjeneralitetet e tij dhe tjetra një pasaportë e një shtetasi rumun me gjeneralitete Stalman Costel. Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›