Kenia, 15 gra digjen të gjalla: Janë shtriga
Një fshat në Kenian Perëndimore ka bërë një rikthim të shpejtë në mesjetë, duke u shndërruar në një Salem të ri. Historia e shtrigave vazhdon.
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në këtë fshat, Nyaeko, ku 15 gra janë djegur të gjalla nga qindra persona, pasi akuzoheshin të ishin shtriga. Nyaeko, 300 km në lindje të Nairobit, ishte vendi i ngjarjes ku turmat e çmendura kanë hyrë shtëpi më shtëpi për të marrë gratë, të cilat pa pasur asnjë akuzë konkrete dhe asnjë gjykim ligjor janë lidhur dhe janë djegur. Kenia ka qenë një nga vendet më të prekura nga besimi i ekzistencës së shtrigave. Në vitet ’90 dhjetëra persona të dyshuar për kryerjen e magjive dhe shtrigërisë u vranë. “Kjo është e papranueshme. Njerëzit nuk mund të vendosin drejtësinë vetë, vetëm se kanë dyshime”, ka deklaruar përgjegjësi i komunës, Mwangi Ngunyi. Popullsia, sidomos në këtë zonë të Kenias i beson syrit të keq, i cili i shndërronte njerëzit në kanibalë, shurdhë, memecë apo somnambul. Në këtë vend, ky rajon njihet si “zona e shtriganëve”. “Akoma nuk arrij ta besoj që bashkëshortja ime u vra nga arsye për të cilat nuk mund të dalë as përpara Zotit”, tha bashkëshorti i një prej viktimave, pastori Enoch Obiero. “Nëna ime ka qenë gjithmonë një model për të gjithë fshatin. Do të mbetet gjithmonë një mister për mua arsyeja pse ma vranë”, tha e bija e një viktime, Emily Monari, 32 vjeçe.