Radikalët: Pranë formimit të koalicionit qeveritar
Partia Radikale Serbe (PRS) dhe Partia Demokratike e Serbisë (PDS) janë deklaruar shumë afër për të nënshkruar marrëveshjen për formimin e qeverisë me Partinë Socialiste të Serbisë (PSS).
lajmin e ka konfirmuar në mënyrë zyrtare anëtarja e udhëheqjes së radikalëve në Serbi, Natasha Jovanoviç. Sipas njoftimit të saj për mediat, marrëveshja për formimin e koalicionit të ri qeveritar, i cili do të ketë shumicën në Kuvendin e Serbisë, do të duhej të nënshkruhet së shpejti dhe do të përbëhet nga një koalicion i fortë. “Kemi rënë dakord që Vojisllav Koshtunica të jetë kryeministri i ardhshëm”, ka deklaruar Jovanoviç në takimin e djeshëm me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Vetë Tadiç ka kërkuar që të formojë një koalicion me socialistët, pasardhës të Sllobodan Milosheviçit, pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare më 11 maj, meqë nuk arriti të mbledhë shumicën dërrmuese që i duhej për të formuar qeverinë vetëm me aleancën e tij pro evropiane. ndërkohë naciolanistët janë treguar më të shpejtë për kapjen e pushtetit drejtues. Sipas Jovanoviç, pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes, koalicioni i ri do të kërkojë që t’i besohet mandati për formim të qeverisë së Serbisë. Zëdhënësi i PDS-së, Andreja Mlladenoviç lajmëroi se pas konstituimit të Kuvendit të ri të Serbisë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion, radikalët, “blloku popullor” i përbërë prej PDS dhe Serbisë së Re, dhe socialistët do ta informojnë Presidentin Tadiç se kanë shumicë për formimin e qeverisë.