E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i Urbanistikës, shtyhen afatet

 

Shoqata e ndërtuesve kërkon shtyrjen e afatit nga 30 në 60 ditë në paraqitjen e dokumenteve dhe marrjen e vendimit pranë bashkisë dhe komunave për lejet e ndërtimit. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, përfaqësuesit e shoqatës së ndërtuesve kanë vlerësuar ndryshimet e paraqitura, por kanë kërkuar shtyrjen e disa afateve të marrjes së vendimeve nga 30 në ditë. Gjithashtu ata kërkuan të sanksionohet qartë se KRRT-ja duhet të mblidhet një herë në muaj. Ndërsa theksuan se “me këto ndryshime nuk zgjidhen përfundimisht pengesat administrative në dhënien e lejes, e cila merr fund në vendimin e KRRT-së”. Pas këtyre qëndrimeve, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuesve ka votuar vetëm tre nenet e para për ta vazhduar shqyrtimin në ditën e sotme. Ndryshimet e paraqitura në ligjin e “Urbanistikës” kanë konsensusin PS-PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›