E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet në Durrës një 38 vjeccare i kërkuar për vrasje

Forcat e policisë portuale të Durrësit ndaluan mbrëmjen e kaluar një 38 vjeçar nga Tirana, i cili ishte dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. "Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 8 vjet, u identifikua dhe më pas u arrestua nga forcat e policisë kufitare, teksa mbërrinte mbrëmë me traget në portin e Durrësit", thanë burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut. Sipas policisë, Sula ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Krujës me 25 vjet burg për "vrasje me paramendim në bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje". Mësohet se ngjarja për të cilën akuzohet Sula ka ndodhur më 15 korrik të vitit 2000 në lagjen "Kastrioti" të Fushë Krujës, kur ai, në bashkëpunim me shtetasit Sokol Xhambazi, Lulëzim Meçani dhe Irena Ziri, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Fatbardh Ziri, banues në Fushë Krujë. Tre bashkëpunëtorët e tjerë të Sulës janë arrestuar dhe po vuajnë dënimet përkatëse. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›