Kirurgët italianë në 10 në Shqipëri realizojnë rreth 15 ndërhyrje kirurgjikale tek fëmijët

Ekipi i urologëve pediatër italianë, të cilët asistojnë prej 10 vjetësh mjekësinë shqiptare, patën të enjten një takim me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. Ekipi i mjekëve italianë asiston pediatrinë shqiptare me kryerjen e ndërhyrjeve të vështira operacionale, më problematike tek fëmijët. Çdo vit ata kryejnë rreth 15 ndërhyrje të vështira tek fëmijët. Doktor Gianantonio Manxoni, urolog pediatër, tha për mediat se "bashkëpunimi me pediatrinë shqiptare ka filluar prej 10 vjetësh për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira tek fëmijët". "Ndërhyrjet që kryejmë janë gjithnjë më komplekse, dje p.sh. ekipi i mjekëve ka operuar një vajzë 14 vjeçare me një keqinformacion kompleks urinal, probleme të inkontinencës urinale", tha doktor Manxoni. Duke iu referuar takimit me ministren Godo, ai tha se "një pikë e diskutimeve në takim ishte dhe transplanti i veshkës në moshë pediatrike dhe në Shqipëri." Doktor Manxoni dhe ekipi italian prej 10 vjetësh kryejnë ndërhyrje të vështira tek fëmijët dhe numri i personave që kanë operuar deri tani është i madh. Sipas kirurgut pediatër Dritan Alushani, "fëmijët operohen nga anomalira dhe kongjentale të lindura, të cilat janë të rralla ose edhe të shpeshta".Në vendin tonë, regjistrohen rreth 300 raste në vit të deformimeve tek fëmijët, 15 ndër të cilat asistohen nga ekipi i mjekëve urologë pediatër italianë. ...