Plagoset rëndë një shqiptar në Itali

Një tjetër shqiptar, ka mbetur viktimë në vendin fqinj, Itali. Një 36-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i dituar është plagosur mbrëmjen e shkuar me pistoletë. Mediat italiane, bëjnë të ditur se shqiptari është qëlluar nga dy persona që udhëtonin me motor. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë qytezës universitare në Romë. Dy personat, e kanë qëlluar me disa plumbat 36-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa shqiptari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. ...