E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në Tiranë Takimi i 19-të i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ)

Sot mbahet në Tiranë takimi i 19-të i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) , në kryesimin e Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Në takim do të marrin pjesë kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare të BEDZ-it, përfaqësues të vendeve me status vëzhguesi, si dhe përfaqësues të vendeve me statusin e Partnerëve të Dialogut Sektorial. Një nga dokumentet kryesorë të takimit, do të jetë diskutimi dhe miratimi i "Deklaratës së Tiranës", që do të pasqyrojë qëndrimet e përbashkëta të vendeve anëtare lidhur me bashkëpunimin në kuadër të BEDZ-it dhe të aktiviteteve të tij, si dhe për prioritetet dhe vizionin e tyre për rolin dhe funksionimin e Organizatës. Një tjetër pikë e rëndësishme të takimit do të jetë diskutimi rreth rritjes së efektivitetit të punës së Organizatës, e lidhur kjo me forcimin e mëtejshëm strukturor e organizativ të BEDZ-it. Në këtë aspekt, pritet të miratohet dokumenti: "Udhërrëfyesi për rritjen e efektivitetit të BEDZ". Gjatë takimit pritet edhe nënshkrimi i "Marrëveshjes për lehtësimin e procedurave të vizave për biznesmenët" dhe "Projekt-Marrëveshjes për lehtësimin e vizave të shoferëve profesionit (TIR)" të vendeve anëtare të BEDZ-it. Në mbyllje të takimit do të zhvillohet ceremonia e kalimit të Kryesisë së Radhës nga Shqipëria te Armenia. Republika e Armenisë do ta fillojë zyrtarisht ushtrimin e Kryesisë më 1 nëntor 2008, për një periudhë gjashtëmujore, deri me 30 prill 2009. I iniciuar si një nismë rajonale në Samitin e Stambollit me 25 qershor 1992, BEDZ-i, zyrtarisht u transformua në një Organizatë të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, pas miratimit të dokumenteve statusore, përfshirë Kartën e tij në Jaltë, në vitin 1998. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›