E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie në prangat e policisë një trafikant klandestinësh

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mëngjesin e sotëm një trafikant klandestinësh. Burimet zyrtare të policisë lokale bënë të ditur paraditen e sotme se nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit të sektorit Operacional në Drejtorinë e Kufirit është bërë ndalimi i Mitat Dautaj, 48 vjeç, nga Ballshi, i dënuar më parë për veprën penale të "kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë. Ndalimi i tij u bë pasi Dautaj më datën 21 tetor 2008, rreth orës 19:00, ka ndihmuar 7 persona nga Fieri, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person. Pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë bërë disa kilometra në tokën greke janë kapur nga policia greke dhe janë kthyer si deportivë në Stacionin e Policisë Kakavijë të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër. Pas një pune të mirëfilltë policore u arrit që të identifikohej organizatori i këtij trafiku klandestinësh. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i arrestuari është i akuzuar për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›