Rama: Do jemi në Kuvend. Ja qëndrimet tona
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar në pritje të seancës parlamentare të pasdites dhe ka mbajtur një fjalim live për median, ku ka shpallur se do jenë të pranishëm në Kuvend.
Siç është vendosur prej kohësh dhe konfirmuar, ne sot do jemi në Kuvendin e Shqipërisë. Do të marrim pjesë në çdo proces votimi për të mbajtur me votë qëndrimet tona, në koherencë të plotë me programin e partisë dhe vendimmarrjen e grupit. Jam i bindur se grupi ynë parlamentar do jetë zëdhënës i fuqishëm i shqiptarëve. Shqipëria po i afrohet një tjetër dështimi të rëndë, pas atij të një viti më parë kur u refuzua kërkesa për statusin e kandidatit. Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale. Puna e grupit tonë do fokusohet tek 12 prioritetet. Ne do jemi partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane.
Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, kriza e drejtësisë, kriza e ekonomisë, kriza sociale, do jenë graviteti i të gjitha përpjekjeve tona. Nuk do mjaftohemi duke vënë gishtin mbi plagë, por do bëhemi pjesë aktive e hapave për të mbyllur këto plagë, tha Rama.
Më pas Rama iu referua kabllogrameve që janë publikuar së fundmi. Kreu i PS u shpreh se ata do fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
Kjo është qeveria më e korruptuar në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar.
Gjithçka ka dalë në dritën e diellit, që nga përfshirja direkte e Berishës në Gërdec, tek shembja e tunelit të Kalimashit e deri tek vrasjet barbare të 21 janarit. Kemi luftuar që të bëhen pjesë e axhendës kushtetuese të hetimeve të prokurorisë.
Ne i fituam zgjedhjet e 8 majit në Shqipërinë që paguan taksa, do shtet ligjor e siguri. Do i fitojmë zgjedhjet e ardhshme si e vetmja alternativë që do i japë shqiptarëve Europën.
Votat në këtë vend nuk i vjedh Kodi Zgjedhor, por i vjedh Saliu me bandën e tij. Jemi të bindur për drejtësinë e gjykimit të arbitrit ndërkombëtar, që ka dhënë rekomandimet e domosdoshme për mbylljen e çdo shtegu për manipulim, tha Rama.
Saliu e Sashenka e Kuvendit të harrojë se ne do votojmë makijazhe për ti hedhur hi sy Brukselit.
Kreu i PS foli për mundësinë e ndryshimeve në Kushtetutë në rast se ka vullnet nga pala tjetër. Sipas tij, Berisha e do presidentin si strehë për ti ikur drejtësisë.
Presidenti është streha për ti ikur familjarisht drejtësisë, arma për të marrë prokurorinë dhe SHISH, tha Rama.
Duke folur për votimet në Kuvend për titullarët e disa institucioneve të rëndësishme, Rama paralajmëroi votë kundër për disa dhe votë pro për propozimet e Topit për gjykatat. Guvernatori është kthyer në mashë të Saliut për të shkatërruar financat. Kryetari i KLSH është kthyer në mashë për të mbuluar zullumet. Avokati i Popullit iu ofrua opozitës për ti hedhur sytë komunitetit ndërkombëtar. Është koha që presidenti të përzgjedhë emrat për gjykatat e larta. Ne do votojmë kandidaturat e propozuara nga presidenti dhe kërkojmë këtë gjë nga mazhoranca, tha Rama.
Jemi gati të votojmë ligjin për median, por vetëm kur të merren parasysh mbi 100 rekomandime të OSBE dhe 10 propozime tona kyçe, vijoi më tej kryetari i PS.
Në fund, Rama deklaroi se: Dua tu them të gjithë qytetarëve të dëshpëruar nga grabitja e votave dhe pasurisë së vendit se ne nuk kemi harruar asgjë, nuk do falim asnjë krim e mëkat në kurriz të Kushtetutës, ligjit dhe qytetarëve. Do jemi me ta, por rruga jonë, rruga e përbashkët, kërkon prej nesh marrjen e përgjegjësisë kombëtare për të mundësuar integrimin evropian të vendit, që nuk është një fjalë boshe siç është në gojën e Saliut.